Krejt e thirrin Rexhen, me regji të Ibër Deari, është përzgjedhur të jetë pjesë e Panoramës së Filmit të Maqedonisë së Veriut, që do të mbahet nga 5 deri më 14 qershor në Pekin të Kinës.
Filmi do të shfaqet në ambientet e “Dolby Cinema Beijing”, një nga kinematë më të njohura të kryeqytetit kinez, së bashku me disa prej prodhimeve më të vlerësuara të kinemasë së Maqedonisë së Veriut dhe rajonit.
Pjesëmarrja në këtë panoramë konsiderohet një hap i rëndësishëm për promovimin e filmit dhe kinemasë shqiptare para publikut ndërkombëtar, sidomos në një nga tregjet më të mëdha të filmit në botë.
“Krejt e thirrin Rexhen”, i cili tashmë ka marrë vëmendje në festivale të ndryshme ndërkombëtare dhe është vlerësuar me çmime, vazhdon kështu rrugëtimin e tij artistik edhe në skenën aziatike.





