17 C
Pristina
E shtunë, 27 Prill, 2024

KQZ-ja përgatitet për votimet e 21 prillit në veri

Në mbledhjen e radhës së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve u prezantua një raport i përgjithshëm lidhur me përgatitjet e deritashme për organizimin e procesit të votimit për apo kundër largimit të kryetarëve të komunave Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut.

Sipas raportit, të cilin e prezantoi Kryeshefi Ekzekutiv i SKQZ-së Burim Ahmeti, thuhet se Komisionet Komunale të Zgjedhjeve në këto katër komuna janë funksionale dhe aktualisht janë duke bërë vlerësimin e Qendrave të Votimit që do të përdoren për procesin e votimit më 21 prill. Sipas të dhënave nga ky proces i vlerësimit, është konstatuar se të gjitha Qendrat e Votimit, 26 sosh, në komunat Mitrovicë e Veriut, Zveçan dhe Zubin Potok, i plotësojnë kriteret ligjore për vendndodhjen e tye, ndërsa një numër i vogël nuk kanë qasje të lehtë për personat me nevoja të veçanta. Procesi i vlerësimit të QV në komunën e Leposaviqit, ku numri i tyre është më i madh, 18 sosh, është duke vazhduar.

Në vazhdim të përgatitjeve për organizimin e procesit të votimit të 21 prillit, KQZ mori edhe disa  vendime të cilat u prezentuan nga udhëheqësi i Këshillit për Operacione Zgjedhore Arianit Elshani.

•             Miratimi i specifikave teknike për furnizim me materiale të posaçme që u përkasin votuesve të verbër (shabllonët në alfabetin brajlit);

•             Miratimi i specifikave teknike për shtypjen e fletëvotimeve dhe Listave të Votuesve;

•             Miratimi i specifikave teknike për furnizim me pajisje për sallën e takimeve të KQZ-së;

•             Miratimi i teknikave specifike për shërbimet e instalimit dhe përkrahjes të kamerave në vendvotime;

•             Miratimi i specifikave teknike për material administrativ për pakot e vendvotimeve;

•             Miraitmi i specifikave teknike për transport për materialin sensitiv dhe josensitiv;

•             Miratimi i specifikave teknike për vula në vendvotime;

•             Miratimi i specifikave teknike për shtypjen e doracakëve të trajnimit;

•             Miratimi i programit orientues për anëtarët e Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve;

Anëtari i KQZ Ilir Gashi, edhe pse votoi pro këtyre vendimeve tha se ka dilema sa i përket vendosjes se kamerave në vend votime.

“Edhe pse votova pro, një dilemë sa i përket çështjes së kamerave në vendvotim nuk po flas për rastin konkret, është çështje që do të përcillet kurdo që mbahen zgjedhjet në krejt Kosovën. A është në përputhshmëri me ligjet aktuale në Kosovë, me cenimin e privatësisë sepse kjo çështje është trumbetuar shumë gjatë në Kosovë. Nuk po flas për rastin konkret sepse kjo do të vlejë edhe për herë tjera por këtu kam dilema, nuk e di nëse është në plotni me kornizën tonë ligjore”, tha ai.

Arianit Elshani, anëtar tjetër në KQZ nga PDK, ka thënë se kamerat do të huazohen nga Komisioni Qendror i Shqipërisë, ndërsa sa i përket zgjedhjeve të ardhshme lokale e parlamentare do të nevojiten procedura të veçanta.

Ai ka thënë se ky është një lloj testimi apo pilotimi.

“Ashtu siç është e rregulluar edhe me rregulla zgjedhore që i kemi lënë hapësirë për garantimin e transparencës dhe regjistrimit në vendvotime, realisht këto specifika janë veçc për përkrahjen teknike që do të jepet sepse është një procedurë e veçantë që do të zhvillohet për marrjen në shfrytëzim, në huazim nga KQZ e Shqipërisë, për të cilën do të kemi edhe një memorandum bashkëpunimi me ta dhe do të huazohen këto kamera për të incizuar brenda vendvotimit. Por sigurisht se kjo cështje sa i përket zgjedhjeve të ardhshme parlamentare dhe lokale në nivel nacional nevojiten procedura të veçanta, pra ky është një lloj testimi, pilotimi që po i bëjmë për përdorimin e këtyre kamerave brenda vendvotimit”, tha Elshani.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_imgspot_img
spot_img

LAJME TË TJERA