Futbollistët e Kosovës janë rikthyer menjëherë në stërvitje pas ndeshjes së fundit, me fokusin tashmë te sfida e radhës ndaj Austrisë.
“Dardanët” do të përballen me Austrinë të dielën nga ora 18:00 në Vjenë, ndërsa përzgjedhësi Franco Foda në stërvitjen e së premtes kishte në dispozicion 16 futbollistë. Lojtarët që startuan në ndeshjen e fundit zhvilluan seancë rigjeneruese në hotel.
Sipas FFK-së, atmosfera në kampin e Kosovës është pozitive dhe skuadra është e përqendruar maksimalisht në përgatitjet për duelin e rëndësishëm në Vjenë.





