Kosova mund të ketë një trupë të veçantë për ruajtjen e kufijve

PËRGATITI: ARTON HAMITI

Nuk dihet se si do të quhet, por për 702 kilometra vijë kufitare që i ka Republika e Kosovës, do të mund të përkujdeset një trupë e veçantë e cila pritet të formohet në kudër të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Megjithëse, konfirmoi mundësinë e krijimit të një force të ngjashme me xhandarmërinë, drejtori i Policisë, Gazmend Hoxha, tha se aktualisht ideja është në fazën e studimit.

“Është diskutuar, jemi në komunikim edhe me Ministrinë e Brendshme, por është në fazën e studimit kjo çështje. Nëse krijohet xhandarmëria do të krijohet si trupë e veçantë, si Agjenci do të thosha. Janë duke u bërë analizat e nevojshme, por nuk ka ndonjë hap konkret, direkt ose vendimmarrje. Duhet parë në të ardhmen, me ekspert policorë, ushtarakë, por edhe duhet pasur parasysh korniza ligjore.”, tha Hoxha.

Teksa shtoi se nevojitet studim i mirëfilltë që kjo ide të jetësohet, ish-pjesëtarë të Policisë theksojnë se nëse përpjekja është e sinqertë kjo trupë mund të formohet shumë shpejt.

Formimi i një komponenti të veçantë që do të përkujdesej ekskluzivisht për kufirin e Kosovës, vlerësohet se do t’iu ndihmonte jashtëzakonisht edhe institucioneve të tjera të sigurisë në vend.

“Do t’i shkarkonte nga përgjegjësitë shtesë që operatorëve të njësive të ndryshme në polici ua kanë ngarkuar. Andaj është shumë i nevojshëm formimi, krijimi i një agjencie të tillë, që besoj nuk do të quhet xhandarmëri”, tha eksperti i sigurisë, Drizan Shala.

Nga 700 kilometra, Kosova dhe Serbia ndajnë një vijë kufitare të gjatë rreth 350 kilometra, që shpeshherë ka qenë problematike për t’u kontrolluar.

KFOR-i është përgjegjës për sigurinë e kufijve me Serbinë, ndërsa për pjesën tjetër të vijës kufitare, Policia e Kosovës.

Në bazë të një marrëveshjeje me KFOR-in, Policia e Kosovës mund të patrullojë në kufirin me Serbinë deri në një kilometër afër vijës ndarëse.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_imgspot_img
spot_img

LAJME TË TJERA