Përgatiti: Arian Hajdaraj
Targat përbëjnë dallimin kryesor mes këtyre dy automjeteve që janë gati identike.
Derisa ajo RKS lëviz lirshëm, tjetra me targa ilegale KM mbeti e parkuar buzë rrugës dhe nëse lëviz, pronari mund të gjobitet me 150 euro.
Të tjerë që refuzuan t’i konvertojnë, pas 15 nëntorit kanë nisur të dënohen.
“Kemi një rast kur është gjetë një veturë në lëvizje, edhe një vërejtje mbrëmë në Zveçan. I kemi dhënë një vërejtje, shko në shtëpi dhe mos dil më”, tha zëvendësdrejtori i Policisë në Stacionin në Veri, Veton Elshani.
Arritja e heqjes nga qarkullimi e veturave me targa ilegale, sipas një politikani nga veriut, është tregues se me angazhim më të madh, mund të kryhen edhe punë të tjera.
“Kur e ka qeveria seriozisht për me implementu ligje, qytetarët i zbatojnë. Qytetarët e veriut besoj se e kanë pa seriozitetin dhe e kanë implementu…”, tha Betim Osmani, politikan.
Nga 1 nëntori deri më 15 dhjetor, nga KM në RKS janë konvertuar mbi 3400 vetura, duke e çuar në 4200 gjithsej numrin e konvertimeve.







