Komuna e Prishtinës ka publikuar një pamje të kamerave të sigurisë, ku shihen dy gra duke hedhur mbeturina nga vetura e tyre në hapësirën e gjelbër.
Nga Komuna kanë thënë se ky është një veprim i pahijshëm, teksa kanë bërë thirrje te qytetarët për bashkëpunim që të mbahet pastër hapësira publike.
Po ashtu, bëjnë me dije se me rregulloren e re parashihen gjoba të mëdha dhe nuk do të ketë tolerime për qytetarët që gjuajnë mbeturina në vendet joadekuate.