Komisioni i përkohshëm konstaton vlefshmërinë e mandateve të deputetëve të rinj

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, gjatë seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, njoftoi se Komisioni i përkohshëm ka shqyrtuar dokumentacionin zgjedhor dhe ka konstatuar vlefshmërinë e mandateve për 120 deputetët e rinj të legjislaturës së nëntë.

Ai tha se verifikimi u bë në mbështetje të Rregullores së Kuvendit dhe në bazë të dokumenteve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

“Në mbështetje të nenit nëntë pika pesë të Rregullores së Punës së Kuvendit, Komisioni i përkohshëm për verifikimin e kuorumeve dhe të mandateve, në mbledhjen e mbajtur më 15 prill 2025, e shqyrtoi dokumentacionin përkatës zgjedhor… dhe konstaton se në legjislaturën e nëntë janë certifikuar 120 deputetë”, tha Abrashi.

Ai gjithashtu bëri të ditur ndarjen e mandateve sipas subjekteve politike që dolën nga zgjedhjet e 9 shkurtit.

“Lëvizja Vetëvendosje – 48 deputetë, Partia Demokratike e Kosovës – 24 deputetë, Lidhja Demokratike e Kosovës – 20 deputetë, Lista Serbe – 9 deputetë, AAK, Nisma, Konservatorët dhe Intelektualët – 8 deputetë, KDTP – 2 deputetë, IRDK – 1 deputet, Nova Demokratska Stranka – 1 deputet, Sa Sllobodu, Pravdu i Ops, Tanak – 1 deputet”, u shpreh Abrashi.

Deklaratën e plotë të deputetit Artan Abrashi nga seanca konstituive të Kuvendit të Kosovës, e gjeni në videon më poshtë:

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA