Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës Franco Foda dhe sulmuesi Vedat Muriqi kanë mbajtur mbajtur konferencë për shtyp përpara ndeshjes së nesërme kundër Sllovakisë në Bratisllavë,e vlefshme për play-off-in e Kupës së Botës 2026.
Foda ka deklaruar se ekipi ka bërë përgatitjet maksimale për këtë ndeshje,dhe se do të synoj fitore kundër slloavkëve për të siguruar finalen e play-off-it të botërorit.
“Kemi bërë stërvitje të mirë në ditët e fundit, jemi përqendruar në anën taktike.Tashmë po shikojmë për ndeshjen e nesërme dhe synojmë fitore ashtu siç kemi bërë ndaj Islandës në Spanjë dhe Suedisë e Sllovenisë si mysafir”
Tekniku gjerman u pyet edhe për synimet kur e nënshkroi kontratën për të drejtuar “Dardanët”,ku thotë se synimi ishte EURO 2028 por tani Kosova gjendet afër kualifikimit në botëror.
“Kur nënshkrova kontratën qëllimi ishte për t’u kualifikuar në Kampionatin Evropian, por skuadra bëri përparime sidomos këta muajt e fundit dhe tani jemi afër të arrijmë kualifikimin në Botëror.Normalisht edhe atëherë kam qenë i vetëdijshëm që Kosova ka kualitet, janë bërë disa përmirësime dhe janë bashkangjitur futbollistët e rinj dhe tani po shikojmë përpara”
Në konferencë ka folur edhe sulmuesi Vedat Muriqi,i cili ka deklaruar se e rëndësishme është vetëm fitorja,ndërkohë shtoi se nëse ndeshja shkon në penallti atëherë do ta marrë përgjegjësinë për të gjuajtur ato.
“E dimë rëndësinë e ndeshje. Besoj se kemi pasur tre stërvitje të rëndësishme për ne. I dimë pikat e forta dhe dobëta të Sllovakisë. Jemi në prag të historisë dhe pres ndeshje të barabartë nga të dyja palët. Unë personalisht dhe gjithë ekipi jemi gati për betejën ndaj Sllovakisë”
“Në penalti gabon ai që provon. Nesër nëse do të ketë penallti, shpresoj që po , do ta ekzekutoj unë”.
Kujtojmë që Kosova me fitore ndaj Sllovakisë do të kualfikohej në finalen e play-off-it e cila mund të zhvillohet në Prishtinë më 31 mars.






