15.7 C
Pristina
E shtunë, 27 Korrik, 2024

Kërkesa e Enver Dugollit për Masakrën e Dubravës, jashtë juridiksionit të Gjykatës Speciale

PËRGATITI: NORA LUTA

Me hetimet për masakrën në burgun e Dubravës është duke u marrë Prokuroria Speciale e Kosovës, ajo me seli në Hagë, ndaj së cilës deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëri nga të mbijetuarit e masakrës, Enver Dugolli, ka kërkuar të iniciojë hetime.

Por, sipas juristëve, ajo nuk do të mundë të veprojë. Avokatët e akredituar të Speciales thonë se juridiksioni i Dhomave të Specializuara është raporti i ish-senatorit Dick Marty.

Avokati i akredituar nga Specialja, Taulant Hodaj, thotë se kërkesa e Dugollit është e vonuar.

Juristët thonë se raporti i Dick Marty-t është në juridiksion i ZPS-së.

Kërkesa është legjitime, do të gjente më shumë zbatim nëse më herët institucionet e Kosovës ishin marrë dhe do të ishte bërë presion për zgjerimin e fushëveprimtarisë e mandatit të Speciales. Rregullohet me ligj, i cili shumë lehtë mund të interpretohet, por edhe të zgjerohet. ZPS-ja i heton vetëm krimet e pretenduara të ndërlidhura me raportin e Dick Martit”, ka thënë Hodaj.

Juridiksioni lëndor i Dhomave të Specializuara dhe ZPS-ja mbështetet në raportin e Dick Martit, i cili në pjesën dërrmuese merret me krimet e kryera nga ish-pjesëtarët e UÇK-së, por aty flitet edhe për krimet që janë kryer nga forcat serbe“, shtoi avokati Artan Qerkini.

 Megjithatë, sipas Qerkinit, do të varet nga ZPS-ja se si do ta interpretojë raportin e Dick Marty, në të cilin përmenden edhe krimet e pretenduara të kryera nga forcat serbe.

“Në raport me pjesëtarët e UÇK-së raporti i d.m. është interpretuar në mënyrë të zgjeruar. Po të kishte interpretim të zgjeruar, edhe me forcat serbe mund të gjendej baza juridike që ZPS-ja të merret edhe me krimet tjera të luftës, të kryera nga forcat serbe”, tha Qerkini.

ZPS-ja nuk ka kthyer përgjigje gjatë ditës nëse do të trajtohet kërkesa e Dugollit, i cili të shtunën e kaluar nga holli i Kuvendit tha se prokurorisë i dorëzoi edhe prova.

Ndërkohë, masakrën në burgun e Dubravës është duke e hetuar edhe Prokuroria Speciale në Prishtinë.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_imgspot_img
spot_img

LAJME TË TJERA