Katër nxënës të lënduar nga sulmi i qenit brenda një shkolle në Suharekë

Përgatiti: Egzona Mema

Në panik, këta nxënës të shkollës “17 shkurti” në Shirokë të Suharekës, po vrapojnë të hyjnë nëpër klasa, të mërkurën.

Ata po ikin nga një qen që në oborr i sulmoi katër nxënëse, ndërsa më pas hyri edhe brenda shkollës.

Dy prej tyre kanë pësuar plagë, dhe janë trajtuar në emergjencën e spitalit të Prizrenit.

‘’Nga Suhareka kanë ardhur dy nxënëse, njëra 6 vjec e tjetra 8. Të dyja kanë pasur plagë të ndryshme në trup, pas përpunimit të plagëve njëra është dërguar për trajtim në repartin e infektivës, ndërsa tjetra është liruar për në shtëpi’’, tha shefi Emergjencës në Spitalin Prizren, Hekuran Vecgishti.

Për shkak të situatës, policia e neutralizoi qenin brenda shkollës.

‘’Patrullat policore iu kanë përgjigjur rastit me urgjencë, kur kanë arritur në shkolle kanë vërejtur një qen brenda shkollës i cili dyshohej se kishte sulmuar nxënësit e shkollës dhe paraqiste rrezik potencial ende. Qeni ka sulmuar edhe policët mirëpo në shpejtësi është asgjësuar duke e mënjanuar rrezikun e mëtutjeshëm’’, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Drejtoresha e shkollës, Hidajete Bytyqi, thotë se kafsha mund të kishte sulmuar edhe më shumë fëmijë, nëse nuk do të ndërhynin të rriturit.

‘’Gjatë kohës së pushimit kur fëmijët dalin për të ngrënë, ndërkohë duke u kthye te telat e shkollës vjen një qen i madh, i rrezikshëm, por fatmirësisht aty qëllon një punëtor fizik dhe arsimtari i muzikës dhe ata intervenojnë se gjendja kish qenë edhe me e keqe”, tha Bytyqi.

Policia gjithashtu ka bërë të ditur se e ka arrestuar pronarin e qenit.

Më shumë detaje i gjeni në Edicionin Qendror të lajmeve në videon më poshtë:

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA