Analisti i përhershëm i emisionit ‘EKIPI A’ në ATV, Kastriot Rexha duke e analizuar ndeshjen Malisheva – Feronikeli 74, të cilën Malisheva e fitoi 2:1 me golat e futbollistit Drilon Hazrollaj ka deklaruar që 20 vjeçari po e bën dallimin te skuadra e trajnerit Qendrim Kida.
Megjithatë, Rexha ka thënë se nuk beson në shifrat te cilat po përmenden në media që Malishevës i ka ardhur oferta 1.7 milionë euro për 20 sulmuesin.
‘Hazrollaj është duke e marrë përsipër në një moshë kaq te re barrën e skuadrës pasi po është vendimtar me golat e tij. Mendoj që është lojtari më i vlefshëm i kampionatit tonë. Ka cilësi shumë të mira indivudale, ka teknikë mirë po ashtu e nuhat golin. Nëse Malisheva del në Evropë unë mendoj që këtij lojtari do t`i rritet vlera. Unë kam lexuar lajme se Malishevës i ka ardhur një ofertë mbi 1 milionë, por unë mendoj që nuk janë të vërteta aspak. Me qenë një milionë këta nuk e fusin në lojë thonë hajdeni merreni’ tha Rexhaj.
Kujtojmë që vet trajneri Qendrim Kida në një nga emisionet sporitive në Kosovë kishte deklaruar që për lojtarin ka ardhur oferta 1.7 milionë.
Mbetet për tu parë në merkaton e verës se ku do të transferohet sulmuesi.