Në kryeqytet, kandidatja për kryetare të PrishtinëS nga Partia Social Demokrate, Besa Shahini premton që do të krijojë 30 kopshte dhe 30 çerdhe publike në të gjitha lagjet e qytetit, investim që do të zvogëlojë shpenzimet mujore të familjeve për kujdesin dhe edukimin e fëmijëve.
Natyra Kuçi, kandidate për kryetare të Deçanit, fokusohet në zhvillimin e tregut publik. Ajo premton kushte të përshtatshme gjatë gjithë stinëve të vitit duke bërë tregun një vend më funksional dhe atraktiv për qytetarët dhe tregtarët.
Kurse, Qëndron Kastrati, kandidat për kryetar të Kamenicës nga PSD, i kushton vëmendje fuqizimit të grave dhe bashkëpunimit të vazhdueshëm me komunitetin teksa përmendi rëndësinë e Handikos si shembull të përkushtimit njerëzor dhe mbështetjes ndaj atyre në nevojë.