Didier Deschamps refuzon Manchester Unitedin, synon të ardhmen te Real Madridi

Didier Deschamps është aktualisht pa skuadër, pas largimit nga drejtimi i kombëtares së Francës, por ofertat për trajnerin që shpalli francezët kampionë bote në vitin 2018 nuk kanë munguar.
Sipas raportimeve të mediave franceze, Manchester United ka kontaktuar Deschampsin me një ofertë për të marrë drejtimin e skuadrës angleze, duke zëvendësuar Michael Carrick në pankinën e “Djajve të Kuq”.
Reklamë
Megjithatë, tekniku francez ka vendosur ta refuzojë këtë mundësi, pasi thuhet se ka objektiva të tjera për të ardhmen e tij.
Një prej arsyeve që ndikoi në vendimin e Deschampsit lidhet me mundësinë për të marrë drejtimin e Real Madridit në të ardhmen. Klubi madrilen e kishte pasur emrin e tij në listën e kandidatëve për pankinën edhe gjatë këtij sezoni.
Krahas Deschampsit, në mesin e emrave të përmendur për drejtimin e “Los Blancos” ishin edhe Mauricio Pochettino, Jürgen Klopp, Julian Nagelsmann, Massimiliano Allegri dhe José Mourinho.
Në fund, ishte pikërisht Mourinho ai që u përzgjodh për t’u rikthyer në pankinën e Real Madridit për herë të dytë, ndërsa Deschamps mbetet në pritje të një mundësie të re për karrierën e tij.
Reklamë








