Kalo te përmbajtja
Të fundit

Lamine Yamal, arma kryesore e Barcelonës ndaj Atletico Madridit, shifrat e tij mahnitin Evropën

Nga Gazetar i verifikuar i ATV

Shto ATV në Google(hapet në dritare të re)

Ndaj

Ndani këtë artikull përmes

Ose kopjo linkun

Lamine Yamal, arma kryesore e Barcelonës ndaj Atletico Madridit, shifrat e tij mahnitin Evropën

Barcelona do të përballet këtë të diel me Atletico Madridin në stadiumin “Wanda Metropolitano”, në një ndeshje me rëndësi të madhe për garën drejt titullit të La Ligës. Në qendër të vëmendjes pritet të jetë një emër i veçantë: Lamine Yamal.

Talenti spanjoll, ende pa i mbushur 20 vjet, është shndërruar në një prej futbollistëve më të rrezikshëm të futbollit evropian, duke regjistruar statistika mbresëlënëse që nga fillimi i këtij sezoni.

Reklamë

Përballja me skuadrën e Diego Simeones është mjaft e rëndësishme, pasi Barcelona kryeson kampionatin me dy pikë më shumë se Atletico Madridi. Një fitore ose barazim do t’i mbante katalunasit në krye të tabelës, ndërsa humbja do t’i zbriste në pozitën e dytë dhe do t’i jepte Real Madridit mundësinë për t’u afruar me pikë.

Në këtë sfidë, Yamal pritet të jetë një prej lojtarëve kryesorë të Barcelonës. Së bashku me Raphinhan, ai përbën një nga armët më të forta të repartit ofensiv të skuadrës.

Statistikat e tij janë mbresëlënëse. Sipas të dhënave të publikuara nga “Marca”, anësori spanjoll ka realizuar 13 gola dhe ka dhuruar 11 asistime në La Liga dhe Ligën e Kampionëve, duke kontribuar drejtpërdrejt në 24 gola të Barcelonës.

Asnjë futbollist tjetër në Evropë nuk ka regjistruar më shumë kontribute në gola se ai. Pas Yamalit renditet bashkëlojtari i tij, Raphinha, me 22 kontribute, ndërsa Kylian Mbappe ka 19, Harry Kane 16 dhe Erling Haaland 14.

Yamal do të zbresë në fushë ndaj Atletico Madridit edhe me një formë të jashtëzakonshme, pasi ka realizuar pesë gola në pesë ndeshjet e fundit, duke regjistruar një mesatare prej një goli për ndeshje.

Barcelona shpreson që talenti i saj i madh të vazhdojë me të njëjtin ritëm dhe të bëjë diferencën në një prej sfidave më të rëndësishme të sezonit.

Reklamë