Me banorët e Lagjes Bajram Curri në Prizren, u takua në ditën e 11 të fushtës zgjedhore i pari i Lëvizjes Vetvendosje, Albin Kurti dhe kandidati për kryetar Artan Abrashi.
Në një tubim tjetër në Kobaj, të vetëm nuk e lanë Abrashin, as nënkryetari i partisë Glauk Konjufca dhe ministri i brendshëm në detyrë, Xhelal Sveçla. Sipas Arbashit entuziazmi i banorëve në takimet që po mbahen në Prizren është dëshmi e qartë se fitorja e 12 tetorit po bëhet e pandalshme.
Kurti gjatë ditës ishte i pranishëm edhe në Podujevë, ku aktualisht kryetar i komunës është anëtari i partisë së tij Shpejtim Bulliqi. Arsye e vizitës ishte shtimi i 15 shërbimeve të reja specialisitike në Poliklinikën e qyteti.
Rrugës për tu takuar me banorët e lagjes së Bregut të Diellit, kandidati për kryetar të kryeqytetit, Hajrulla Çeku pati edhe një mesazh për kryetarin aktual, Përparim Rama.
Kandidati për Kamenicën, Kadri Rahimaj në vlerë prej 9400 euro dhuroi lodra të reja për të gjithë parashkollorët si dhe të vegjëlit në çerdhe.
Takim me personat me nevoja të veçanta mbajti në ditën e 11 të fushatës zgjedhore, Sylejman Meholli kandidati për kryetar të Vushtrrisë nga subjekti politik Lëvizja Vetvendosje.
Meholli u zotua se me qeverisjen e tij në të gjitha projektet intensive do të sigurojnë qasje për personat me nevoja të veçanta.
Ndihmë dhe lehtësim për biznese premtoi kandidati për Ferizajin, Enver Haliti.Ai u zotu se me qeverisjen e tij do të ndërtohet një zonë e re industrial e cila do të vendoset mes unazës së jashtme dhe të mesme.
Mbështetje për bizneset e vogla premtoi kandidati për kryetar të Pejës, Taulant Kelmendi. Kelmendi tha se komuna nuk duhet të jetë pengesa por mbështjetja.