spot_imgspot_img
spot_img

Kandidatët e LDK-së përmbyllin fushatën me premtime për ndryshim dhe zhvillim

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës Përparim Rama, në ditën e fundit të fushatës zgjedhore, ka promovuar projektet e realizuara gjatë mandatit të tij përmes një video-incizimi, i shoqëruar me mesazhin: “Prishtina, s’është dashni kalimtare. Është përkushtim i përditshëm, i ndershëm, i zëshëm!”.

Kandidati për kryetar në Gjilan, Arbër Ismajli gjatë vizitës tek familjet e heronjve Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha. Ai premtoi përkushtim në qeverisje, duke vënë theksin te rinia, arsimi, kultura dhe zhvillimi ekonomik.

Kurse kryetari aktual I Dragashit, kandidat edhe për një mandat, Bexhet Xheladini ka përmbyllur fushatën me inaugurimin e ujësjellësit në fshatin Brrut.

Besnik Osmani kandidat për Fushë Kosovën prezantoi Palestrën e re Multifunksionale të Sportit dhe Kulturës me një investim prej 2.2 milionë euro.

Burim Krasniqi në Rahovec është zotuar për një qeverisje gjithëpërfshirëse, pa dallime partiake, duke e cilësuar 12 tetorin si ditën e ndryshimit.

Gazmend Muhaxhiri në Pejë, kandidat edhe për një mandat, ka ndarë pamje nga investimet infrastrukturore dhe është takuar me banorë të lagjeve Qyshk, Pavlan dhe Sahat Kulla, duke u zotuar për vazhdimin e projekteve zhvillimore.

Driton Selmanaj në Prizren e ka quajtur 12 tetorin një moment historik për qytetin, duke bërë thirrje për qeverisje transparente.

Në Shtime, Kastriot Shabani përmes një mesazhi mobilizues ka theksuar se “vetëm edhe një ditë na ka mbetur deri në ditën e ndryshimit”, duke i ftuar qytetarët të bëhen pjesë e këtij procesi.

Në Ferizaj, kandidati Visar Azemi ka zhvilluar një takim me strukturat lokale të LDK-së, duke e konsideruar ekipin e tij si “më të mirin për Ferizajn”.

Ndërkohë, në Viti, Sokol Haliti, kryetar aktual dhe kandidat për një mandat tjetër, ka mbyllur fushatën me mesazhin “Në këmbë, të fuqishëm, më të bashkuar se kurrë!”.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA