Kalo te përmbajtja
Të fundit

Kandidatët e KDTP për Prizrenin dhe Mamushën: Zejtaria, të rinjtë dhe zhvillimi lokal në fokus

Nga Gazetar i verifikuar i ATV

Shto ATV në Google(hapet në dritare të re)

Ndaj

Ndani këtë artikull përmes

Ose kopjo linkun

Kandidatët e KDTP për Prizrenin dhe Mamushën: Zejtaria, të rinjtë dhe zhvillimi lokal në fokus

Në kuadër të fushatës zgjedhore të Kosova Demokratik Türk Partisi, kandidati Furkan Bütüç për kryetar komune në Prizren, ka zhvilluar takime me qytetarë dhe zejtarët e lagjes Terzimahale, me të cilët ndau shqetësimet dhe vizionin për një Prizren më të fortë dhe më të jetueshëm.

Ai ka bërë të ditur se në mandatin e tij do të angazhohet për krijimin e mekanizmave mbështetës për zejtarët, përfshirë subvencione, promovim të produkteve lokale dhe organizimin e aktiviteteve që lidhin traditën me zhvillimin turistik të qytetit.

Reklamë

Në një tjetër takim me Shoqatën ESNAF, së bashku me zyrtarë të lartë të KDTP-së, Bütüç prezantoi programin e qeverisjes lokale me fokus në fuqizimin ekonomik dhe social të komunitetit.

Ai theksoi rëndësinë e bashkëpunimit institucional dhe shoqëror për të ndërtuar një Prizren modern dhe gjithëpërfshirës.

Ndërkohë në Mamushë, kryetari aktual dhe kandidati për një mandat të ri, Abdulahadi Krasniç, ka rikujtuar projektet kulturore dhe edukative të realizuara gjatë 4 viteve të fundit teksa ka prezantuar një sërë zotimesh që lidhen me investimin në rininë dhe arsimimin e saj.

Ai ka premtuar zgjerimin e projekteve kulturore dhe edukative për të rinjtë, përfshirë organizimin e udhëtimeve kulturore.

Në programin e tij për mandatin e ardhshëm, Krasniç, synon vazhdimin e bashkëpunimit me universitetet dhe qendrat kërkimore, për të forcuar kapacitetet zhvillimore të Mamushës në sektorë kyç si bujqësia, arsimi dhe shëndetësia.

Reklamë

Kandidatët e KDTP për Prizrenin dhe Mamushën: Zejtaria, të rinjtë dhe zhvillimi lokal në fokus | ATV