Gazetari dhe analisti, Bekim Kabashi, në emisionin CONTEXT në ATV, lidhur me deklaratën e kryetarit të AAK-së për një qeverisje me rrotacion të përbërë nga blloku opozitar, tha se një gjë e tillë nuk mundet me ndodh në Kosovë.
Ai tha se për temat që është duke folë Haradinaj, që kanë të bëjnë me sigurinë, janë shumë të nevojshme për vendin.
“Nuk mendoj se mundet me ndodh një qeverisje me rrotacion siç e ka kërkuar Haradinaj, por sa i përket temave për të cilat folë ai, siguria mendoj se është shumë e rëndësishme, anëtarësimi i Kosovës në NATO ka qenë i nevojshëm edhe më herët dhe mendoj se duhet që kjo me ndodh sa më shpejt, sepse është rreziku që mundet me shku Kosova, qysh po shkon gjeopolitika, nuk e di çka na pret mbas katër viteve kur mundet me ndodh një ndryshim tjetër në interesat e fuqive të mëdha”, tha Kabashi.
Më shumë detaje i gjeni në videon më poshtë: