2 mijë e 856 raste të dhunës në familje për një vit, 79 % e viktimave janë gra, ndërkaq 21% burra

Përgatiti: Benita Zeneli

Mbi 2 mijë e 800 raste të dhunës në familje janë raportuar nga korriku i vitit të kaluar deri në qershor të këtij viti.

Sipas raportit, “Trajnimi institucional i rasteve të dhunës në familje korrik 2023 – qershor 2024” nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike, 79 për qind e viktimave janë gra, ndërkaq 21 për qind burra.

“Do të thotë rritje prej 4,4 për qind, krahasuar me vitin e kaluar kur ishin raportuar 2 mijë e 735 raste. Nëse e vështrojmë numrin e rasteve absolute dhe nga tabela mund të vërehet se Prishtina dominon sa i përket numrit të rasteve të raportuara”, tha Renata Bajrami, hulumtuese në GLPS.

Andaj, u kërkua zbatimi i Kodit Penal nga ana e gjykatave dhe prokurorive, duke aplikuar dënime më të ashpra.

“Kosova ka krijuar kornizë solide ligjore në përputhje me standardet evropiane për të luftuar dhunën në familje. Kjo përfshin përafrimin e ligjeve kombëtare me Konventën e Stambollit, përcaktimin e dhunës në familje, si vepër penale në kodin penal dhe miratimin e ligjit për parandalimin dhe ndjekjen penale nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave dhe dhuna me bazë gjinore. Zbatimi i plotë i legjislacionit mbetet problem. Ka zbatim të pabarabartë të ligjit, veçanërisht në sigurimin e politikave adekuate për dhunën online, femicidin”, tha Nicola Scaramuzzo, udhëheqës i ekipit për të Drejtat Themelore dhe Sundimin e Ligjit nga Zyra e BE-së në Kosovë.

Megjithatë, gjyqtarët thonë se rastet e dhunës trajtohen me prioritet.

“Nëse shikoni edhe aktet që ka nxjerrë ky ligj gjyqësor, këto raste janë të prioritizuara dhe me të gjitha mundësitë përfundohen brenda afateve kohore. Ta zëmë, rastet e dhunës në familje nuk e di ndonjë rast në aspektin civil që një kërkesë e ka tejkaluar afatin 15 ditor të trajtimit siç e parasheh ligji”, tha Dardan Kadolli, gjykatës në Gjykatën e Apelit.

Ndërkohë, nga 2 mijë e 856 raste të raportuara për dhunë në familje, 27 raste përfshijnë prindërit si autorë të dhunës, 46 mes vëllezërve dhe motrave dhe 15 janë raste kur fëmijët janë autorë.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA