Prizreni apo Stuttgarti

Tri janë ndryshimet mëdha në Ligjin e ri për Zgjedhje. I pari – votuesit mund ti votojnë 10 kandidatë për deputetë, dy herë më shumë sesa zgjedhjet e kaluara. I dyti – votat për deputetë nuk numërohen më në vend votime, por në qendra të votimit dhe i treti – diaspora mund të votojë në Ambasada dhe Konsullata të Kosovës, ose nëse dërgon vota me postë, ti dërgoja ato në kuti postare që hapen në vendet përkatëse, e jo në adresë të KQZ-së në Prishtinë, qysh ka qenë më herët.

Për më tepër Ligji e në nenin 96 specifikon se KQZ-ja, në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Jashtme, vlerëson hapësirat fizike për secilën përfaqësi diplomatike dhe, në përputhje me kriteret e përcaktuara, merr vendim për numrin e vendvotimeve dhe për numrin e votuesve për secilën përfaqësi diplomatike. Jo më vonë se pesë (5) ditë nga dita e shpalljes së datës së zgjedhjeve, KQZ kërkon nga MPJ, listën e të gjitha përfaqësive diplomatike, bashkë me detajet e nevojshme mbi hapësirën e objekteve. Ministria e Punëve të Jashtme obligohet që t’i ofrojë KQZ-së të gjitha informacionet e kërkuara brenda tre (3) ditë, nga dita e pranimit të kërkesës. MPJ përshtat hapësirat e objekteve të përfaqësive diplomatike në vendvotime sipas kritereve të përcaktuara nga KQZ.

Pra, në rregull jemi, gjithçka e qartë – diaspora regjistrohet ose për votim fizikisht në përfaqësi diplomatike, ose me postë në shtetet ku jetojnë.

E s’ka! Vetëvendosja fillimisht u ankua në KQZ për numrin e votuesve që mund të votojnë fizikisht në ambasada dhe konsullata, por ankesa iu refuzua.

Pas refuzimit të ankesës nga Paneli Zgjedhor për Ankesa e Parashtresa, Vetëvendosja u ankua në Gjykatë Supreme. Edhe nga kjo punë s doli asgjë, sepse ankesa u gjykua si e pabazë!

Lista finale e numrit të votuesve që shkojnë fizikisht me qitë votën në kuti është miratuar dhe është publike!

Ama jo! Ku dështoi partia, nisi shteti! Ministria e Jashtme, në emër të Qeverisë kishte kërkuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve që të rritet numri i votuesve të diasporës në rreth 400 mijë, nja pesë fish më shumë sesa që kanë kapacitet konsullatat e ambasadat tona.

Sa për ilustrim, në një dokument të publikuar në media, del që Ministri e Jashtme ka kërkuar nga KQZ-ja në konsullatën në Cyrih, të votojnë 30,000 veta!

Edhe një herë, konsullata Cyrih, 350 metra katrorë krejt vendi, për 12 sahat, me hy e me dalë 30 mijë kosovarë të rritun! I bie 2500 veta n sahat, mbi 40 veta në minutë! Dikush garant mandej e ka gjetë një kalkulator në ministri dhe..

Paralelisht, Ministria e Jashtme, sipas raportimeve, ka udhëzuar personelin e vet që të angazhohet që të marrë me qera salla të sporteve, galeri dhe ndërtesa tjera, ku mund të organizohet votimi I diasporës, edhe në ligj shkruan që votimi bëhet në përfaqësi diplomatike – jo tjetër kah!!!

P.sh në Shtutgart në konsullatë mund të votojnë maksimalisht 2 mijë votues. E sa votues janë në Shtutgart?

Këqyre, unë e di që këtë vend e kanë lëshu i madh e i vogël, ama problem e kam kur një zëvendëskryeministër thotë më shumë votues ka në Shtutgart se në Prizren, kurse tjetri thotë që vendin s po e lëshon kush.

Meqë është e ditur që Besnik Bislimin nuk e marr seriozisht, prapë u detyrova të vërtetoj fakte!

Sa për info në Prizren në zgjedhjet e kaluara kanë qenë 170 mijë votues të regjistruar, edhe pse listat e votuesve i kemi dallash dhe këëtë punë e dimë krejt. Njëjtë si Besnik Bislimin, as shifrat e listës së votuesve nuk i marr seriozisht sepse sipas listave, Kosova ka më shumë votues sesa banorë.

Kështu që 170 mijëshin po e injoroj dhe po merrem me 72 mijë vota – kaq është numri i votave në kuti në Prizren më 2021.

Nëse janë 400 mijë kosovarë në Gjermani, i bie që së paku 20% e tyre të jenë në Shtutgart e rrethinë, nëse duam Donika Gërvallën ta marrim seriozisht.

Pra, në diasporë ka vota shumë. Për këtë arsye në diasporë është kah bëhet fushatë intensive, e të gjitha partive, disa me pare të shtetit, disa me parë të xhepit, e disa me pare tjera.

Edhe le ta sqarojmë këtë punë një herë e mirë! Diasporës nuk po i kontestohet e drejta e votës, as nuk po i kufizohet. Sipas ligjit, diaspora me kutinë postare që e hap KQZ-ja, me ndihmën e Ministrisë së Jashtme, mund të dërgojnë sa të duan vota, në rregull jemi.

Kufizimi vlen për përfaqësi diplomatike – aty dikush e ka matë sa ka hapësirë, sa kuti mund të vendosen në atë hapësirë dhe sa është kapaciteti i kutive.

Këtyre ditëve u lëshua një lajm që Ministria e Jashtme prapë është kah tenton të bëhet organizator i zgjedhjeve jashtë Kosovës, nëpërmjet një memorandumi që ia ka dërguar KQZ-së për nënshkrim, e që deri më tash nuk është nënshkruar.

Tash, të sqarojmë edhe diçka! KQZ-ja në Kosovë është organ i përhershëm dhe kategori kushtetuese! Për me i marrë kompetenca KQZ-së, s mundesh veç me vendim politik, sepse mund të cenohet kushtetuta!

E di – janë tre ministra të Kurtit që e kanë shkelë kushtetutën dhe dy prej tyre krenohen me këtë punë shumë. Ky i treti, priton me folë, po së paku e ka kry punën dhe nuk është më shkelës i kushtetutës!

Punë e madhe nëse edhe dikush tjetër e shkelë! Nëse ministrat e shkelin kushtetutën, nuk ka dënime për ta. Nëse KQZ-ja e shkelë – aty s jam i sigurt!

Votat e diasporës vlejnë shumë – ama jo më shumë se Kushtetuta!

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA