Kandidatja për deputete nga AAK-NISMA, Xhevahire Izmaku, në emisionin CONTEXT në ATV, kritikoi diskursin e Qeverisë që përmend vazhdimisht rrezikun e luftës, duke theksuar se kjo ndikon negativisht te qytetarët.
Izmaku tha se qeveria duhet të ofrojë qetësi dhe siguri për qytetarët, duke shmangur retorikën që përhap pasiguri.
“Përveç qytetarëve që ju intereson Kosovën si vend, si shtet, na intereson integrimi sigurisht, anëtarësimi që është fokusi numër një i komplet koalicionit anëtarësimi në NATO, neve na intereson edhe qytetarët thjesht nga politika me dëgju një lloj sigurie dhe qetësie, sepse fatkeqësisht këto dy vite, e kam dëgju gjithmonë nga i pari vendi dhe nga qe nga kjo qeveri se ne jena prapë të rreziku nga lufta”, tha Izmaku.
Ajo tha se prania e NATO-s përmes KFOR-it garanton sigurinë dhe se nuk ka rrezik për një konflikt të armatosur.
“Me këtë program koalicioni ynë edhe ka me dhanë një qetësi në në popullatë, sepse nuk ka rrezik kur NATO është prezent përmes forcave të të natës të KFOR-it, këtu nuk ka rrezik për një luftë, pra na e kemi këtë të sigurt”, deklaroi Izmaku.
Deklaratën e plotë të Xhevahire Izmakut në CONTEXT e gjeni në videon më poshtë: