Ish-diplomati amerikan Shaun Byrnes, dëshmitar i ZPS-së

PËRGATITI: NORA LUTA     

Ish-shefi i misionit mbikëqyrës diplomatik të SHBA-së, në Kosovë gjatë periudhës 1998 – 1999, Shaun Byrnes, është kthyer sërish në Hagë, në cilësinë e dëshmitarit.

gjykimin ndaj Thaçit dhe të tjerëve, diplomati i pensionuar amerikan ka treguar se ishte i pranishëm kur pesë serbë të ndaluar në fshatin Likoc ishin liruan me urdhër të Jakup Krasniqit në janar të 1999-s.

Këtë vendim, sipas tij, e kishte kundërshtuar komandanti i Zonës së Drenicës, Sami Lushtaku.

Sami Lushtaku kishte kapur 5 serbë të moshuar që ishin kapur një ditë më herët, me ç’dukej dhe më pyeti nëse duhej t’i lironim apo jo, më pyeti mua dhe zotin Walker dhe David Mayerin dhe ne thamë po dhe më pas ai dha urdhrin që të liroheshin këta 5 vetë. E rëndësishme është që unë kam qenë i pranishëm dhe më kujtohet vetë kur janë liruar 5 fshatarët e moshuar serbë.”, deklaroi Byrnes.

Tutje, gjatë dëshmisë, ai ka thënë se komandant Remi furnizohej me armë nga një kolonel në Ushtrinë Jugosllave.

Remi na ka thënë që ai po blinte armë nga një kolonel i Ushtrisë Jugosllave në Shtabin e Korpusit të Prishtinës dhe koloneli i dërgonte një kamion plot me armë deri në Podujevë. Ai paguhej në marka gjermane. Rrahman Rama në Zonën e Shalës po bënte të njëjtën gjë dhe Ramushi po bënte të njëjtën, ma ka thënë vetë.”, shtoi tutje dëshmitari Byrnes.

Gjatë përgjigjes në pyetjet e avokatit të Thaçit, Luka Mishetiq, ishdiplomati amerikan tha se në vitin 1998 dinte shumë pak për strukturën dhe udhëheqjen e UÇK-së.

Mishetiq iu referua disa raporteve të shkruara nga dëshmitari, ku thuhej se nuk kishte ndonjë udhëheqës, por disa i referoheshin si epror edhe Thaçit.

“UÇK-ja origjinale fillestare ka bërë një bërje bashkë, e atyre që do t’i shpjegoja si një forcë mbrojtje territoriale dhe ne në fakt në raportimet tona për Uashingtonin, i kemi quajtur pra persona që kishin të bënin me grupe civilësh, që i kemi quajtur si ata civilët amerikanë që luftonin kundër trupave ushtarake britanike, në revolucionin tonë në vitin 1700, dhe ne të njëjtën terminologji kemi përdorë edhe për këta, sepse mbronin shtëpitë e tyre dhe familjet e tyre.”, tha Byrnes.

Ish-shefi i misionit mbikëqyrës diplomatik të SHBA-së, kishte dëshmuar edhe në Tribunalin e Hagës, në rastin e ish-gjeneralit të policisë serbe, Sreten Lukiq.

Pasdite, me kërkesë të mbrojtjes së Thaçit, dëshmia e tij ka vazhduar në seancë private./atvlive.tv/

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA