Intensifikohen sulmet në Gaza

Këtë të martë sulmet izraelite u intensifikuan në të gjithë Gazën me disa nga goditjet më të fuqishme prej javësh. Si pasojë ushtria urdhëroi evakuime të reja duke paralajmëruar civilët se ndodheshin në një “zonë të rrezikshme luftarake”.

Sulmet nga ajri dhe ato tokësore me tanke, u njoftuan gjithashtu në zonat qendrore dhe jugore të Rripit të Gazës, ndërkaq, banorët thanë se bombardimet vazhduan për pothuajse 24 orë pa ndërprerje.

Zëdhënësi i ushtrisë izraelite Avichay Adraee, në një postim të fundit të tij në platformën e mediave sociale X u kërkoi banorëve të katër zonave në Beit Lahiya në skajin verior të Gazës që të zhvendosen në dy zona të caktuara.

Ai tha se ushtria “do të veprojë me forcë ekstreme kundër infrastrukturës terroriste dhe elementeve të rrezikshëm” në rajon. Në një deklaratë të lëshuar më vonë të martën, ushtria tha se “ndjek ligjin ndërkombëtar dhe merr masa paraprake për të zbutur dëmet ndaj civilëve”.

Bombardimet e reja në veri të Gazës vijnë pothuajse katër muaj pasi ushtria izraelite njoftoi se po tërhiqte trupat nga atje, ndonëse ka thënë se Hamasi nuk i kontrollonte më ato zona./VoA

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_imgspot_img
spot_img

LAJME TË TJERA