Kandidati i PDK-së për kryetar të Prishtinës, Uran Ismajli në Prishtinë ka prezantuar një plan të detajuar për rigjallërimin e lagjes Tophane, që përfshin ndërtimin e një çerdheje, qendre komunitare, restaurim të klubit të boksit, legalizim pronash, si dhe krijimin e një bulevardi modern përgjatë rrugës “Lidhja e Prizrenit”.
Sami Lushtaku në Skenderaj ka zhvilluar takime me qytetarë, duke premtuar mbështetje për ekonominë lokale, arsim dhe pensionistët.
Bekim Azizi në Viti ka premtuar ndërtimin e një tregu të gjelbër modern, me kushte të denja për tregtarët dhe qytetarët, dhe zbatim të projekteve konkrete.
Ferit Idrizi në Vushtrri ka njoftuar për investime në aftësim profesional dhe premton 1 milion euro për programe rinore në mandatin e dytë.
Kandidati Ali Nimanaj në Istog është përqendruar në shëndetësi, duke marrë pjesë në fushata vetëdijesuese dhe duke premtuar investime në parandalim dhe konsultim mjekësor.
Sabedin Vishi në Kaçanik ka vendosur në qendër të programit gratë, me premtime për 200 euro për lehonat, rritje të shërbimeve në QKMF, subvencione për biznese dhe bursa për shkollim.
Arian Tahiri në Mitrovicë ka premtuar revitalizimin e lumit Ibër dhe krijimin e një Inkubatori Biznesi për të rinjtë, duke u fokusuar në hapësira publike dhe zhvillim ekonomik.
Në Lipjan, kandidati Shukri Buja ka shpallur marrëveshje me Nismën Socialdemokrate për mbështetje të ndërsjellë dhe qeverisje të bashkuar mbi vlera të përbashkëta.
Në Podujevë, kandidati Isak Shabani në Podujevë ka kritikuar keqmenaxhimin në infrastrukturë sportive dhe është zotuar për kushte më të mira për të rinjtë dhe sportin.
Shaqir Totaj në Prizren, që kërkon mandatin e dytë, ka prezantuar projektet e realizuara në fshatin Kobaj dhe investimet infrastrukturore në lagje dhe fshatra.