Trupi i një burri u gjet në zonën e parkimit poshtë stadiumit “Diego Armando Maradona” pas derbit ndërmjet Napolit dhe Milanit.
“La Gazzetta dello Sport” raporton se trupi i një 42-vjeçari u zbulua në zonën e parkimit të braktisur poshtë tribunave të mysafirëve të stadiumit gjatë natës.
Një mik i viktimës i tha policisë se të dy ishin futur në stadium përmes një tuneli, duke u përpjekur të arrinin në tribunë pa pasur biletë për ndeshjen, përcjellë KosovaPress.
Viktima, nga Bacoli, në provincën e Napolit, shkoi i pari dhe u ngjit në përpjekje për të hyrë në stadium, por ra nga një lartësi prej rreth 20 metrash në tokë. Hyrja e shokut të tij u bllokua nga një tra i rënë dhe ai hoqi dorë nga përpjekjet për të hyrë.
Në fushë, Napoli u ndal në barazim 2-2 nga Milani, me golat e Olivier Giroud, Matteo Politano dhe Giacomo Raspadori.