6.3 C
Pristina
Sunday, May 3, 2026

Haradinaj kujton Betejën e Zhegocit: Autorët e krimeve të marrin dënimin e merituar

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Ramush Haradinaj ka kujtuar Betejën e Zhegocit në 25-vjetorin e saj duke thënë se nuk do t’i ndalin përpjekjet që autorët e krimeve serbe ndaj shqiptarëve të marrin dënimin e merituar.

Ai përmes një postimi në llogarinë në Facebook, ka thënë se duke kujtuar Betejën e Zhegocit, nderojnë kontributin e Zonës Operative të Karadakut, rezistencën, sakrificën dhe rënien e bijve më të mirë të saj.

Haradinaj po ashtu ka kujtuar martirët e rënë në Sllovi të Lipjanit dhe në Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicë.

15 prilli i pranverës së fundit në robëri, gjeti pushtuesin në një operacion të gjerë për spastrim etnik, e përballë tyre, luftëtarët trima të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kujtojmë sot Betejën e Zhegocit dhe nderojmë kontributin e Zonës Operative të Karadakut – rezistencën dhe sakrificën e luftëtarëve më të zotë të saj!

Po të njëjtën ditë, për të shfryer egërsinë dhe mllefin e humbjeve në frontet e luftës, pikërisht gjatë Betejës së Zhegocit, armiku do të sulmonte popullatën e paarmatosur në Sllovi të Lipjanit, duke vrarë civilë të pafajshëm shqiptarë. Njëjtë do të pësonin edhe motrat e vëllezërit tonë në Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicë.

Më shumë se dy dekada e drejtësia ende nuk është vënë në vend. Ne nuk do t’i ndalim përpjekjet tona që ata të cilët kryen këto krime të marrin dënimin e merituar.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA