Gjykimi për vrasjen Oliver Ivanoviqit drejt fundit

Përgatiti: Nora Luta

Pasi iu siguria përkthimi në gjuhën serbe i deklaratave të dhëna në prokurori e polici, ish-hetuesi policor, Nedelko Spasojevic, nisi dëshminë para trupit gjykues të Gjykatës Themelore të Prishtinës, në gjykimin për vrasjen e ish politikanit serb Oliver Ivanovic.

Spasojevicin e akuzon ndër të tjera Prokuroria Speciale se keqpërdori detyrën zyrtare, duke mos e siguruar vendin e ngjarjes, dhe për fshehje të provave.
Ai gjatë dhënies së mbrojtjes ka mohuar pretendimet e organit të akuzës, por tha se me telefonin e tij e kishte fotografuar gëzhojën e gjetur para selisë së partisë së Ivanovicit, në veri ku edhe është gjetur i vrarë.

Gjithashtu Spasojevic tregoi se si hetues policor është marrë me rastet me vepra të lehta penale sikurse vjedhje, ndryshe nga 16 janari i 2018-s.

“Jam ofruar te vendi ku është gjetur Oliveri, e kam fotografuar me telefonin tim, kur e bërë zoom, e kam vrejtur një gëzhojë, nuk e kam prekur me duart e mija, mu është dukur e freskët, pak metra më larg i kam parë edhe tri-katër gëzhoja”, tha Nedelko Spasojevic, i akuzuar.

Me pyetje rreth veprimeve hetimore që kishte ndërmarrë në ditën kritike, Spasojevic u sfidua nga Prokuroria Speciale.

“Edhe më parë kam thënë s’jam i sigurt ndoshta 15 minuta, por sot fola për që u ndërlidh me video-incizimet e shfaqura gjatë gjykimit”, tha Spasojevic.

Gjykimi për vrasjen e Ivanovicit do të vazhdojë gjatë muajit qershor, me dhënien e mbrojtës së të akuzuarve Silavana Arsoviq dhe Rade Basara. Ndërsa Dragisha Markoviq, Zharko Jovanoviq, dhe Marko Roshiq kanë zgjedhur të drejtën për t’u mbrojtur në heshtje.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_imgspot_img
spot_img

LAJME TË TJERA