Gjykimi për sulmin terrorist, dëshmitari thotë se Lune ishte udhëheqësi i sulmit ndaj zyrës së KKZ-së në veri

PËRGATITI: NORA LUTA

Sulmi terrorist ndaj Komisionin Komunal Zgjedhor në Mitrovicë të Veriut, në dhjetor të 2022-ës, u udhëhoq nga i akuzuari Millun Millenkoviq, i njohur me nofkën Llune.

Kështu të paktën ka thënë para gjykatës, dëshmitari Idriz Idrizi, pjesëtar i Policisë së Kosovës, i cili ishte në detyrë në ditën e sulmit.

Ai theksoi se Lune ka qenë gjatë tërë kohës në krye të turmës.

Sepse cdo lëvizje Lune ka qenë i pari, kur ai ka lëvizur majtas, turma ka shkuar pas tij, kur ka ardhur ambulanca ai ka shkuar në drejtim të tij, e më pas turma”, deklaroi dëshmitari Idriz Idrizi.

Por, përveç Llunes, Idrizi thotë ta ketë parë në ditën kritike edhe Dejan Pantiqin.

Ndërsa, sipas tij situatën tërë kohën e monitoronte Aleksandër Vllajic, i cili aktualisht po mbahet në paraburgim nën dyshimet për spinuazh.

“Pantiqin e kam parë vetëm një herë duke lëvizur me një qese, ndërsa aleksandër 50 m larg turmës, e monitoronte situatën”, deklaroi dëshmitari Idrizi.

Dëshmia e Idrizit do të vazhdoj një ditë tjetër, pasi  mbrojtja tha se nuk është e gatshme t’i parashtroj pyetje.

Sipas aktakuzës, më 6 dhjetor 2022 Llune, Aleksandar Vlajiq, Dejan Pantiq e Miomir Vakiq, sulmuan zyrat e KKZ-së, me granata dore dhe shokbomba me qëllim të frikësimit të institucioneve për t’u tërhequr nga organizimi i zgjedhjeve në veri.

 

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA