Gjonbalaj: Terreni i vështirë e zbehë anën teknike të futbollistëve

Analisti i futbollit, Malsor Gjonbalaj, në emisionin EKIPI A në ATV, komentoi ndikimin e terrenit të vështirë në fushë, në lojën e futbollistëve.

Ai tha se terreni i vështirë e zbehë anën teknike të futbollistëve.

“Terreni i vështirë e zbehë anën teknike të futbollistëve dhe ata futbollistë që luajnë dhe kanë predispozita teknike, nuk munden me e shfaqë në një terren të tillë. Po ashtu, realizimi taktik hasë në vështirësi, por çka vjen në shprehje në fusha të tilla, është përgatitja fizike. Në këtë rast, motivin që i kishin, rezultoi pozitiv si bashkërendim i të gjitha këtyre dhe falë një angazhimi të pa shoq u arrit kjo fitore, por mendoj që aspekti taktik luajti shumë rol”, tha Gjonbalaj.

Ai thotë se për shkak të terrenit të vështirë që ishte mbrëmë në ndeshjen Kosovë – Izrael, e ka vlerësuar shumë angazhimin e futbollistëve të Kosovës.

“Është jashtëzakonisht e vështirë të luhet në një terren të tillë, për këtë arsye e kam vlerësuar shumë angazhimin e futbollistëve të Kosovës edhe kontributin që e dhanë në ndeshje, përfshirë edhe udhëheqjen dhe drejtimin e lojës edhe nga trajneri, në veçanti unë nuk po I ndaj sepse në shtabit Teknik I kemi edhe Arbnorin dhe Afrimin. I kemi dy trajnerë që e njohin mirë realitetin, e njohin mirë Superligën e Kosovës, kanë një karrierë të gjatë dhe mendoj që është sinkronizim i mirë I të treve, dhe si rezultat I kësaj pune, erdhi edhe deri te ky rezultat I ndeshjes me një motivim të shtuar”, vlerësoi Gjonbalaj. /atvlive.tv

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_imgspot_img
spot_img

LAJME TË TJERA