Kalo te përmbajtja
Të fundit

Gërvalla paraqet gjetjet për vrasjen e Arlinda Zekajt, thotë se dorëheqja e saj nuk do të ndihmonte në zbardhjen e përgjegjësive

Nga Gazetar i verifikuar i ATV

Shto ATV në Google(hapet në dritare të re)

Ndaj

Ndani këtë artikull përmes

Ose kopjo linkun

Gërvalla paraqet gjetjet për vrasjen e Arlinda Zekajt, thotë se dorëheqja e saj nuk do të ndihmonte në zbardhjen e përgjegjësive

Institucionet përgjegjëse kishin marrë paralajmërime të përsëritura për rrezikun ndaj jetës së Arlinda Zekajt, por nuk kishin ndërmarrë veprimet e nevojshme për mbrojtjen e saj.

Kështu deklaroi ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, gjatë prezantimit të gjetjeve të raportit për trajtimin e rastit.

Reklamë

Sipas saj, dokumentacioni evidenton vonesa në shqyrtimin e kërkesës për urdhër mbrojtjeje dhe mosveprime të Prokurorisë pas denoncimit të kërcënimit me vrasje, dy ditë para ngjarjes. Gërvalla tha se raporti ende nuk është i plotë, pasi disa institucione nuk kanë ofruar informacionet e kërkuara, ndërsa vlerësoi se vrasja me shumë gjasë mund të ishte parandaluar.

E pyetur për kërkesat për dorëheqjen e saj, ministrja tha se largimi nga detyra nuk do të ndihmonte në zbardhjen e përgjegjësive institucionale.

Reklamë

Kolegji AAB – ne fund pas kutise ‘mos e humb as nje lajm’