2.1 C
Pristina
E diel, 10 Nëntor, 2024

​Gazetarja australiane Cheng Lei u lirua nga Kina pas tri vjetësh burgim

Prezantuesja e televizionit australian, Cheng Lei, është liruar nga Kina, njoftoi të mërkurën kryeministri i Australisë Anthony Albanese, më shumë se tre vjet kane kaluar pasi ajo u arrestua për akuzat për spiunazh.

“Ne jemi të kënaqur të konfirmojmë se shtetasja australiane zonja Cheng Lei ka mbërritur e sigurt në shtëpi në Australi dhe është ribashkuar me familjen e saj”, tha Albanese në një deklaratë, shkruan CNN, transmeton KosovaPress.

“Kthimi i saj do të mirëpritet ngrohtësisht jo vetëm nga familja dhe miqtë e saj, por nga të gjithë Australianët”, thuhet në deklaratë.

Cheng, një ish prezantuese biznesi për transmetuesin shtetëror të Kinës CGTN dhe nënë e dy fëmijëve, u akuzua për shpërndarje të paligjshme të sekreteve shtetërore jashtë shtetit, një akuzë që mbart një dënim të mundshëm nga pesë vjet deri në burgim të përjetshëm.

Cheng ishte nisur për në punë mëngjesin e 13 gushtit 2020, kur ajo u mor nga Ministria e Sigurimit të Shtetit të Kinës, sipas partnerit të saj Nick Coyle.

Pekini nuk zbuloi detaje të akuzave kundër Cheng dhe gjykata kineze vonoi disa herë dhënien e një vendimi.

Lirimi i saj pason përfundimin e procesit ligjor në Kinë, sipas deklaratës australiane.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA