Gjatë ditës, kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, është intervistuar në komisionin për Marrëdhënie Ndërkombëtare të Parlamentit të Malit të Zi. Ai është dashur të jepte arsyetime se përse Mali i Zi e ka përkrahur aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe natyrisht që kërkesa për intervistimin e tij vinte nga partitë pro serbe atje.
Gazetari Gjokë Dukaj, në një lidhje të drejtpërdrejt në emisionin A23 në ATV, tha se paraqitja e Abzoviqit në këtë intervistim ka qenë ashtu siç i takon një kreut të ekzekutivit që të mbrojë orientimin e Malit të Zi për politkë të jashtme.
“Ai me një fjali e ka thënë se asgjë nuk ka ndryshuar në politikën e jashtme të Malit të Zi. Ne kemi ndjekur një politikë të përgjegjshme dhe konsekuente dhe jemi sjellë si të gjitha vendet e tjera që e kanë njohur Kosovën”, tregon gazetari Gjokaj. /atvlive.tv