spot_imgspot_img
spot_img

Fokus te rinia, gratë, bujqësia e infrastruktura, fushata e VV-së në prag të zgjedhjeve

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prishtinës, Hajrulla Çeku, zhvilloi një takim me të rinjtë e kryeqytetit, ku theksoi se rinia është në qendër të platformës së tij. Ai prezantoi planet për përmirësimin e sigurisë në shkolla dhe lagje, zhvillimin e hapësirave për art, kulturë dhe sport, si dhe mbështetjen për sektorin e teknologjisë informative dhe shërbimet psikologjike në shkolla.

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Vushtrrisë, Sylejman Meholli, ka zhvilluar takime me qytetarët në Stanoc të Epërm, duke premtuar mbështetje për fermerët dhe zgjidhje për furnizimin me ujë, ndriçimin dhe rrugët.

Në Gjilan, kryetari aktual dhe kandidati për kryetar të Gjilanit, Alban Hyseni, zhvilloi takim me banorët e Perlepnicës dhe premtoi vazhdimësi të projekteve me mbështetjen e qeverisë.

Shpëtim Bulliqi, kryetar aktual i Podujevës, kandidat për mandat të dytë, u takua me persona me dëgjim dhe të folur të kufizuar. Bulliqi ju premtoi mbështetje kësaj kategorie duke ju garantuar gjithëpërfshirje.

Në Viti, kandidati Arsim Ademi, kërkoi mbështetje nga banorët dhe premtoi të sjellë modelin e qeverisjes qëndrore në nivel lokal.

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Fushë Kosovës, Valon Prebreza, premtoi se gratë dhe të rinjtë do të jenë në fokus, me fonde për start-up, programin “Rinia punon” dhe bursat për vajzat në STEM.

Kurse takim me gratë dhe vajzat, mbajti kandidati për kryetar të Mitrovicës Jugore, Faton Peci. Peci u zotua se do të krijoë barazi dhe Mitovica në drejtim e tij do të jetë qytet i barabartë për të gjithë.

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prizrenit, Artan Abrashi, takoi përfaqësuesit e shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së. Në këtë takim ai ka pranuar shqetësim e tyre duke ju ofruar mbështetje dhe duke e vlerësuar kontributin e tyre të madh për liri.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA