9.7 C
Pristina
E shtunë, 20 Prill, 2024

​Flet ish-trajneri i Ferizajt: Diçka nuk ishte në rregull te goli, duhet të hetohet

Goli i Ferizajt ndaj Dukagjinit në minutat shtesë që ia solli fitoren kësaj skuadre e rrjedhimisht edhe barazhin për mbetje në Superligë ka ngritur reagime të shumta dhe dyshime se ndeshja ishte e trukuar për shkak të mënyrës së si portieri Altik Muhaxhiri reagoi tek goli i vendasve.

Tashmë për këtë ndeshje, por edhe për atë ndërmjet Treçës ’89 dhe Prishtinës, Ministria e Sportit ka bërë të ditur se kanë nisur hetimet nga prokuroria, raporton KosovaPress.

Në lidhje me këtë ndeshje, ka folur edhe ish-trajneri i Ferizajt, Agron Selmani. Ai ka thënë për KosovaPress se ajo që u pa duke ndodhur në fushë nuk dukej diçka normale dhe se diçka nuk ishte në rregull.

“Shumë gjëra kanë ndodhur në këto dy ndeshje që lënë hapësirë për tu dyshuar dhe FFK duhet të përdorë mekanizmat e vet. Unë nuk po flas apo nuk po moralizoj, por kjo rrjedhshmëri e situatës në ndeshje jep një përshtypje apo të shtyn deri në një konstatim se aty diçka nuk është në rregull, ka një sjellje shumë të pakujdesshme e sidomos te goli i Ferizajt,”, tha Selmani për KosovaPress.

Ai shtoi se një hetim i kësaj situatë do t’i bënte mirë reputacionit të këtyre klubeve por edhe futbollit kosovar.

“Unë mendoj se hetimi është i mirë edhe për vet klubet dhe nëse nuk janë të implikuar apo të involvuar në diçka tjetër atëherë do të rregullohej edhe reputacioni apo imazhi i vet klubeve”., tha Selmani.

Kjo fitore ndaj Dukagjinit ia ka siguruar Ferizajt ndeshjen e barazhit për mbetje në Superligë ku do të ballafaqohet me Lirinë e Prizrenit.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_imgspot_img
spot_img

LAJME TË TJERA