Filharmonia e Kosovës rikthehet sonte me një mbrëmje të veçantë koncertale në Prishtinë, duke sjellë një program të pasur dhe interpretim nga artistë të njohur ndërkombëtarë.
Nën drejtimin e dirigjentit Premil Petrović, në skenë do të performojnë pianistët Patrick O’Byrne dhe Artem Yassinskyy.
Programi i mbrëmjes përfshin:
“Passacaglia” – Baki Jashari
Koncert për dy piano – Francis Poulenc
Simfonia nr. 7 – Ludwig van Beethoven
Koncerti mbahet në Sallen e Kuqe të Pallatit të Rinisë në Prishtinë, duke filluar nga ora 19:30.
Organizatorët theksojnë se bëhet fjalë për një mbrëmje të veçantë të sezonit artistik, e cila sjell në Prishtinë një program të pasur të muzikës klasike dhe interpretim nga emra të njohur të skenës ndërkombëtare.






