Festohet Krishtlindja Ortodokse

Përgatiti: Donisa Fazliu

Duke kujtuar se Krishtlindjet janë festa që udhëzojnë dashuri, besim, mirësi e paqe mes njerëzve, liderë shtetërorë, ambasadorë dhe lider të partive politike ua kanë uruar festën të gjithë besimtarëve ortodoksë. Ata zgjodhën rrjetet sociale që urimet e tyre t’i transmetojnë te qytetaret.

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, uroi të gjithë komunitetin ortodoks që shtëpitë e tyre të jenë të mbushura me ngrohtësi, paqe, dashuri dhe respekt.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se këtë festë e pasurojnë edhe më shumë urimet e përzemërta për harmoni, derisa tha se Krishtlindja është edhe rikujtim për mirënjohje, dashamirësi, devotshmëri me njëri tjetrin.

Ndërkaq, kryetari i Kuvendit të Kosovës, tha se mesazhet e ngrohtësisë, paqes, solidaritetit dhe respektit janë ato të cilat përshkojnë këtë ditë të kremtimit e festimit.

Edhe Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, u ka uruar Krishtlindjet Ortodokse të gjithë qytetarëve në Kosovë dhe në mbarë botën. Urimin e tij, Hovenier e ka përcjellë nëpërmjet platformës X.

Urime për Krishtlindjet Ortodokse, pati edhe nga lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj. Ai tha se festat fetare gjithmonë u kanë shërbyer qytetarëve të Kosovës, por edhe të gjithë njerëzve vullnetmirë, për ta kultivuar solidaritetin ndërmjet tyre.

Për Krishtlindjet Ortodokse, urime pati edhe nga shumë personalitete të tjera të vendit.

Më shumë detaje i gjeni në Edicionin Qendror të lajmeve në videon më poshtë:

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA