Familja Berisha në kërkim të familjarëve të pagjetur

PËRGATITI: ARMAND HOTI

Gramoz Berisha erdhi përsëri tek varrezat ku pushojnë eshtrat e familjarëve që iu vranë nga forcat serbe, më 26 mars të 1999-ës.

Në atë të premte marsi, forcat serbe ekzekutuan 49 anëtarë të familjes Berisha nga Suhareka.

Pesë nga ta u vranë tek shtëpitë e Berishëve, kurse pjesa tjetër e familjes, përfshirë 15 fëmijë, u vra, ose të paktën kështu menduan forcat serbe, në këtë lokal, që sot shërben si muze.

Gramozi i cili në atë kohë ishte vetëm tetë vjeç, shpëtoi duke u shtirur si i vdekur.

Bashkë me nënën e tij, Vjollcën, dhe kushërirën Shyhreten, u hodhën nga mjeti ku po transportoheshin kufomat e të vrarëve.

“Na kanë pru te lokali ku ka ndodhur masakra, te piceria “Kalabria, aty kanë filluar gjuajtjet derisa nuk ka lëvizur askush. Jam bërë si i vdekur në momentin kur kanë filluar të kapin, pastaj na kanë bartur na kanë futur në kamion dhe kamioni u nis në drejtim të Prizrenit. Gjatë rrugës për Prizren mami më ka kapur mua, fillimisht gruaja xhaxhait, Shyhretja, është hedhur nga kamioni më pas edhe mami me mua, të plagosur jemi hedhur”, tha Gramoz Berisha, i mbijetuar i masakrës.

Hysni Berisha u angazhua për të mbledhur gjësendet që mbetën nga më të dashurit e tij, duke i ekspozuar ato,në lokalin ku u krye masakra.  

“Më 1 shtator të 99-ës kemi shkuar t’i hapim varrezat për herë të dytë. Në mesin e dokumenteveqë janë gjetur është gjetur edhe fletorja e Miratit, ai ka qenë në klasën e parë dhe e ka marrë lapsin dhe çantën me vete, duke mendu që do kthehet”, deklaroi Hysni Berisha, familjar i të masakruarve.

Kur lufta mbaroi e ushtria serbe doli nga Kosova, ai u takua sy më sy me atë që urdhëroi gjenocidin në Kosovë. Ishte koha që ai të dëshmonte në Hagë kundër Millosheviqit.

Në një moment ai thotë se unë kam punë me këtë dëshmitar më së shumti, sepse ky është dëshmitar i përgatitur”, deklaroi tutje Hysni Berisha.

25 vjet pas luftës, familja Berisha vazhdon të jetë në kërkim të 24 familjarëve të pagjetur.

“Edhe rasti i familjes Berisha, edhe përpjekja në kuptim të ndriçimit të fatit të më shumë se 20 personave, do të mbetet një nga zotimet tona, ose një nga prioritetet tona”, tha Jushtrim Gara nga Komisioni Qeveritar për të pagjeturit.

Pas luftës së fundit në Kosovë, mbi 1600 personavazhdojnë të jenë të pagjetur./atvlive.tv

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_imgspot_img
spot_img

LAJME TË TJERA