Naim Jakaj nga Institutit Kosovar për Drejtësi, në STUDIO E HAPUR në ATV, komentoi deklaratën e Glauk Konjufcës, duke thënë se pozita e kryetarit të Kuvendit është çështje që duhet të negociohet si pjesë e krijimit të një koalicioni.
Sipas Jakajt, Vetëvendosja nuk ka propozuar emër për kryetar të Kuvendit, meqë janë në pritje të një marrëveshjeje për koalicion.
“Vetëvendosja nuk e ka dhënë emrin e kryetarit të Kuvendit, sepse ai është një pozitë që do të negociohet për ndonjë koalicion me ndonjë parti… Kjo është arsyeja pse nuk kemi dhënë një emër për kryetar të Kuvendit, sepse jemi duke pritur një koalicion të madh, në kuptimin që plus një parti shqiptare, në këtë rast pretendimi atë ditë për ne ishte që do të ishte me LDK-në”, tha Jakaj.
Ai tha se pa një marrëveshje me një parti tjetër, nuk pritet të ketë as propozim për kryetar të Kuvendit.
“Këtë deklaratë unë e kam lexuar në kuptimin që sot nuk mund të ketë propozim për kryetar të Kuvendit në mungesë të një koalicioni me një parti tjetër që nuk do të duhej të kishte më së paku gjashtëdhjetë e një, po ta kishte një numër më të madh të deputetëve”, shtoi Jakaj.
Deklaratën e plotë të Naim Jakajt në STUDIO E HAPUR, e gjeni në videon më poshtë: