I dërguari i posaçëm SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar në një takim virtual me gazetarë të Ballkanit, tha se nuk ka presione për njërën palë që në mënyrë të njëanshme ta pranojë propozimin e palës tjetër për statutin e marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi, transmeton atvlive.tv.
“Nuk ka presion në njërën palë që në mënyrë të njëanshme ta pranojë tjetrën. Ky duhet të jetë një statut i negociuar, duhet të jetë një që mbron të drejtat e minoriteteve, veçanërisht të pakicës serbe në Kosovë, ky është synimi ynë. Objektivi ynë është që ta përdorim asociacionin si platformë për serbët etnikë që të kenë jetë qytetare dhe demokratike në Kosovë dhe që të adresojmë disa prej shqetësimeve, dhe mendoj se disa prej tyre janë mjaft të justifikuara, sa i përket marrëdhënies së tyre me qeverinë qendrore në Kosovë. Andaj, pritjet tona janë shumë të qarta, aspiratat tona janë shumë të larta, dhe mbështetja ynë për të dyja palët që të arrijnë deri te një pozicion reciprokisht i favorshëm, është gjithashtu e qartë”, tha Escobar. /atvlive.tv