Kalo te përmbajtja
Të fundit

Enzo Fernandez:Preferoj të jetojë në Madrid-Transferimi tek Real Madrid i mundshëm

Nga Gazetar i verifikuar i ATV

Shto ATV në Google(hapet në dritare të re)

Ndaj

Ndani këtë artikull përmes

Ose kopjo linkun

Mesfushori i Chelsea-it Enzo Fernandez ka bërë një deklaratë e cila ka tërhequr vëmendjen e shumë mediave,duke e lidhur me një transferim të mundshëm tek klubi mbretëror spanjoll Real Madrid.

Argjentinasi ka thënë se dëshiron që një ditë të jetojë në Madrid,dhe sipas tij metropoli spanjoll i kujtoj atij Buenos Airesin.

Reklamë

Përndryshe Fernandez u pyet se në cilën skuadër nga Madridi mund të transferohet,por mesfushori vendosi që të mos përgjigjet duke lënë spekulime rreth të ardhmes së tij tek gjiganti londinez.

Kujtojmë që Enzo Fernandez në këtë sezon me Chelsea-in ka bërë 44 ndeshje,duke arritur të realizoj 11 gola e bëri 5 asistime në të gjitha garat teksa ka kontratë me “Blutë e Londrës”deri në vitin 2032 dhe vlera e tij në tregun e transferimeve arrin deri 90 milionë euro.

Reklamë

Enzo Fernandez:Preferoj të jetojë në Madrid-Transferimi tek Real Madrid i mundshëm | ATV