​Emilija Rexhepi deklarohet para nisjes së seancës konstituive

Zëvendëskryeministrja në detyrë, Emilja Rexhepi, ka konfirmuar se do ta mbështesë votimin e qeverisë së re e cila sipas saj do të drejtohet nga Albin Kurti, pavarësisht se nuk ka marrë ndonjë ofertë për të qenë ministre edhe një mandat.

“Patjetër që do e votoj qeverinë, ne jemi pjesë e qeverisë veç unë nuk e kam marrë atë ofertën që të jem ministre, kthehem në parlamentar por jemi pjesë 3 Qeverisë”, tha Rexhepi.

“Dikush prej boshnjakëve duhet me qenë, unë nuk jam kundër, këtë e vendos kryeministri”, shtoi Rexhepi, ku u pyet nëse pozita e ministres i është ofruar Duda Baljes.

Seanca konstituive e legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës mbahet sot, më 15 prill.

Aty, deputetët pritet ta bëjnë betimin dhe më pas të zgjidhet kryetari dhe nënkryetarët e Kuvendit.

Deri më tash, Lëvizja Vetëvendosje – partia fituese e zgjedhjeve – nuk e ka bërë të ditur emrin që do ta propozojë për kryetar të Kuvendit.

Kjo parti ende nuk ka treguar edhe nëse i ka votat për formimin ne qeverisë së re, hap ky që vjen pas konstituimit të Kuvendit./KP

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA