8.4 C
Pristina
Sunday, April 19, 2026

“ELEKTROSEVERI” hesht, faturimi i energjisë “në muajt e parë të vitit 2024”

Përgatiti: Fatlum Jashari

Gati dy javë nga nënshkrimi, kontrata komerciale ndërmjet Elektroseverit dhe KEDS-it, e cila i hap rrugë faturimit të energjisë elektrike në Mitrovicë të Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, vazhdon të mbahet sekrete.

Pos njoftimit për nënshkrim, dy kompanitë, por as Rregullatori i Energjisë, Qeveria dhe BE-ja, nuk kanë treguar asgjë nga përmbajtja.

Megjithatë, ATV-ja kuptoi se në disa ndërtesa kolektive kanë nisur përgatitjet që lidhen me njehsorët. Teksa priten veprime, informacione zyrtare nuk ka.

“Ata së pari duhet të dalin në terren me regjistrua dhe të shohin ku do t’i vendosin sahatet për regjistrim të harxhimit të rrymës. Po presim, sipas bisedimeve me punëtorë që punojnë në këtë kompaninë Elektrosever, që shumë shpejt do të nisë procesi i zbatimit të marrëveshjes”, tha kryesuesi i kuvendit komunal në Mitrovicë të Veriut, Nedzad Ugljanin.

Pasi tha se Elektroseveri nënshkroi kontratën vetëm pas pranimit nga Beogradi, gazetari dhe opinionisti Branislav Krstic, i cili jeton në Mitrovicë të Veriut, theksoi se regjistri i konsumatorëve është kryer.

“Në muajt e parë të vitit të ardhshëm do t’i kemi disa fatura paushall në bazë mujore, derisa KEDS-i t’i ndërrojë sahatet që e matin rrymën”, tha Branislav Krstic, opinionist nga Mitrovica e Veriut.

Ai nuk pret kundërshtime nga banorët.

“Të gjithë janë të gatshëm dhe e kanë kuptuar që rryma nuk vjen prej Zotit. D.m.th. janë të gatshëm për pagesë. A do të kemi ndonjë lloj rezistence? Jam i sigurt që jo… Jam brenda komunitetit, kam biseduar me njerëz, janë gati të hyjnë në rrugën e pagesave mujore”, tha Krstic.

Dëmi i përgjithshëm buxhetor nga mospagesa e energjisë elektrike në katër komunat në veri, nga viti 1999 llogaritet të jetë rreth 350 milionë euro.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA