Një ekip i ekspertëve të Bashkimit Evropian, po kryejnë testime dhe inspektime të urës së Ibrit në Mitrovicë.
Këtë ata po e bëjnë për të parë nëse ura është mjaftueshëm stabile, në çdo aspekt, përfshirë përballjen me ujëra të shtuara e të rrëmbyera.
Megjithatë, ky inspektim jo domosdoshmërisht nënkupton që ura mund të hapet edhe për kalim të automjeteve.
Matje e inspektime këtu janë bërë edhe vitin e kaluar, nga autoritetet e qeverisë shtetërore në Kosovë.
Ato u kryen në kohën kur ishin shtuar pretendimet për një hapje të mundshme të urës, edhe për automjete. Pavarësisht kësaj, ajo nuk u hap.