11.4 C
Pristina
E enjte, 16 Maj, 2024

‘E kom kap peshkun ‘shtukë’, 4,2kg’ – Peshkatari tregon vendin në Kosovë ku mund të kapen peshqit e mëdhenj

Emisioni veror i ATV-së, “n’mal An’det”, vazhdon të sjellë për shikuesit argëtim, intervista dhe eksplorim kulturor.

Një prej rubrikave eksploruese në këtë emision është rubrika “Ku me shku n’mal”, në të cilën çdo ditë për shikuesit sjellin nga një reportazh nga fshatrat e ndryshëm të Kosovës.

Në emisionin e mbrëmshëm, ekipi i ATV-së transmetoi një reportazh për liqenin e Badovcit.

Liqeni i Badovcit është një rezervuar uji artificial, i cili ndodhet vetëm 5 kilometra larg Prishtinës, në luginën e Badovcit.

I rrethuar me pyje të larta, kjo bukuri natyrore shihet me sy derisa merrni rrugën nga Prishtina për në Gjilan.

Sefedin Januzi, përgjegjës i fabrikës së ujit, në një bisedë për ATV-në, tregoi se ky liqe mbushet nga të reshurat e shiut dhe borës, e që sivjet, thotë ai, ka arritur nivelin maksimal.

“Gjendja e liqeni është shumë e kënaqshme, duke i ditur reshjet gjatë këtij viti, është në pikën maksimale në lartësinë mbidetare 649.85 metra mbi nivelin e detit ose 26.4 milionë metër kub ujë janë të akumuluar në liqenin e Badovcit. Ky liqe kryesisht furnizohet nga të reshurat e shiut dhe të borës, po fatmirësisht sivjet reshjet e shiut ishin të bollshme dhe që jemi shumë të kënaqur me nivelin, i cili është maksimal”, tha Januzi.

Liqeni i Badovcit është një nga pikat më të rëndësishme në qytetin e Prishtinës. Ndonëse ky liqe ndodhet vetëm 5 kilometra larg nga kryeqyteti, ai luan një rol shumë të rëndësishëm siç është uji i pijshëm.

I ndërtuar mes viteve 1963-1966, ky liqe u ndërtua me qëllimin e vetëm, furnizimin e kryeqytetit me ujë të pijshëm. Mirëpo, që nga ajo kohë, nuk është vetëm pirja e ujit ajo për të cilën është shfrytëzuar, por edhe peshkimi dhe rekreacioni gjatë sezonit të verës.

“Është peshku me i pastër, sepse në ata lumenjtë tanë të lloj llojshëm, ka kanalizime, ka gjithçka. Këtu e kapë llojin e peshkut ‘Deverika’, por kemi zënë edhe të tjerë sidomos “Sykyqja”, e bardha “Belica”, një ditë e kam kapur një “Krap” të cilit i thonë edhe “Sharan”. Para dy muaje e kam kapur një i cili thirret “Shtukë”, 4.2 kg”, tregon Fatmir Hajrizi, peshkatar.

Peshkatarët në këtë liqe shpenzojnë një pjesë të madhe të ditës.

“Ditën kur vina deri në mbrëmje, kur të punon mirë, nuk e ndjejmë me shku në shtëpi, sepse është njëfarë qetësie, njëfarë kënaqësie që kënaqesh. Nuk është e mundur tërë ditën me ndejt e mos me e zënë asnjë. Mundet me qenë 2-3 copa, sepse nëse nuk ëhstë i uritur, nuk do, por pa i zënë 3-4 copa deri në 5, nuk më ka ndodhur. Por, jo që jam shku deri në 50 copa e 60 copa në ditë”, thotë Hajrizi.

Në ujin e Badovcit, krahas peshqve nga llojet më të ndryshme fshehët edhe diçka tjetër, mjaft e veçantë. /atvlive.tv

Reportazhin e plotë të ATV-së për liqenin e Badovcit e gjeni në videon më poshtë:

Emisioni n’mal An’det, i cili vjen në një format më ndryshe, drejtohet nga yjet e ATV-së, Roberti, Emira dhe Jeta dhe jepet çdo ditë nga e hëna deri të premten prej orës 21:10.

Në videon e më poshtme e gjeni emisionin e plotë “n’mal A n’det” që u transmetua mbrëmë:

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_imgspot_img
spot_img

LAJME TË TJERA