6.4 C
Pristina
Thursday, April 23, 2026

E identifikon nëna, trupi i pajetë i Faton Hajrizit familjes i dorëzohet më së largu nesër

PËRGATITI: ARIAN HAJDARAJ 

Nga Skenderaj, Shehrije Hajrizi arriti në Institutin e Mjekësisë Ligjore. Këtu e pret një punë e vështirë: ta identifikojë kufomën që dyshohet të jetë e djalit të saj.

Nënës nuk iu desh shumë kohë që ta identifikojë trupin e birit të saj, Fatonit.

Pas konfirmimit nga familja, Institutit të Mjekësisë Ligjore iu hap rruga që ta nisin autopsinë e 39vjeçarit.

Identifikimi i viktimës u konfirmua edhe nga Prokuroria Themelore e Mitrovicës së Veriut.

Gjithë procedura e autopsisë pritej të zgjaste disa orë, që pastaj trupi ti dorëzohet familjes.

Puna për ta sjellë trupin e pajetë në Kosovë, sipas avokatit që u angazhua në këtë drejtim, nuk ishte fare e lehtë.

Pas autopsisë që pritet të përfundojë gjatë të premtes, trupi i pajetë pritet që familjes t’i dorëzohet të shtunën më së largu.

Faton Hajrizi më 6 korrik u arratis nga burgu i Smrekonicës.

Gati dy javë më vonë ai dyshohet se u vra në Lloznicëtë Serbisë. Paraprakisht, sipas autoriteteve serbe ,ai dyshohet ta ketë vrarë një polic./atvlive.tv

Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

Parashikimi i motit për të enjten

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA