Kalo te përmbajtja
Të fundit

Dy të dyshuar që ndihmuan Faton Hajrizin pas arratisjes nga burgu e pranuan fajësinë

Nga Gazetar i verifikuar i ATV

Shto ATV në Google(hapet në dritare të re)

Ndaj

Ndani këtë artikull përmes

Ose kopjo linkun

Dy të dyshuar që ndihmuan Faton Hajrizin pas arratisjes nga burgu e pranuan fajësinë

Përgatiti: Arian Hajdaraj

Më 22 korrik E.B dhe M.XH, u paraqitën për herë të parë në gjykatë si të dyshuar se ndihmuan Faton Hajrizin pas arratisjes nga burgu.

Reklamë

Në paraqitjen e radhës para organeve, dyshja e cila dyshohet se kreu veprën penale: dhënia e ndihmës – kryerësve pas kryerjes së veprës penale – duke e transportuar nga Smrekonica deri në Skenderaj, e ka pranuar fajësinë.

“Me rastin e marrjes në pyetje, në procedurën paraprake, kanë pranuar përgjegjësinë penale, duke paraqitur përmes mbrojtësve të tyre dhe kërkesën për marrëveshje mbi pranimin e fajësisë”, tha Valon Preteni, zyrtar për komunikim publik në PTHM.

Në këtë drejtim, Prokuroria Themelore e Mitrovicës tani është e gatshme të vazhdojë me hapat e mëtejmë në këtë procedurë.

“Prokurori i Shtetit, me të marrë raportin nga institucionet përkatëse të specializuara dhe pas zhvillimit të procedurës mbi negocimin e marrëveshjes për pranimin e fajësisë, ndaj të pandehurve do të ngrejë aktakuzë”, tha Preteni.

Faton Hajrizi ishte arratisur nga burgu më 6 korrik.
Disa ditë më vonë, dyshohet se vrau një polic në Serbi, vend në të cilin u neutralizua nga policia serbe, për t’u varrosur javë më pas në vendlindje.

Reklamë

Kolegji AAB – ne fund pas kutise ‘mos e humb as nje lajm’
Dy të dyshuar që ndihmuan Faton Hajrizin pas arratisjes nga burgu e pranuan fajësinë | ATV