Superliga e Kosovës në basketboll i rikthehet aksionit sot me dy përballje tejet interesante.
Xhiron e 15 të këtij sezoni do ta hap dueli mes KB Istogut dhe KB Trepçës, i cili zhvillohet me fillim nga ora 17:00 në palestrën “Minatori” në Mitrovicë, raporton KosovaPress.
KB Trepça po kalon nëpër një formë fantastike, ku në pesë ndeshjet e fundit ka pesë fitore, dhe renditet në vendin e parë me 26 pikë. Në anën tjetër, KB Istogu zë vendin e fundit në tabelë me 15 pikë të arkëtuara.
Ndërkaq, me fillim nga ora 19:30 Sigal Prishtina e pret në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve KB Prizrenin.
KB Prishtina zë vendin e tretë me 23 pikë, krahas Prizrenit që renditet i gjashti me 19 pikë të arkëtuara.
17:00 KB Istogu – KB Trepça
19:30 Sigal Prishtina – KB Prizreni