Përgatiti: Kastriot Tahiri
Për dallim nga e mërkura, të enjten 9 vjeçari, A.H mungoi në shkollë.
Ai po pretendon që të mërkurën derisa ishte në ambientet e shkollës “Abetarja”, në Softaj të Ferizaj u godit nga drejtori.
Rasti sipas nëntë vjeçarit kishte ndodhur në tualet. Skënder Haziri, babai i tij, thotë se fëmija në shtëpi erdhi me shenja të dhunës, derisa rastin e lajmëroi edhe në Polici.
“Djali kur mka ardhë në shpi I ka pas faqet e kuqta, më ka thanë që eka rre drejtori në banjo. Fëmija nuk po pranojnë me shku në shkollë, nuk është hera e parë po thojnë s’shkojmë në shkollë se na rreh”, tha babai i 9-vjeçarit, Skender Haziri.
Krejt këtë po e quan inskenim i akuzuari, drejtori i shkollës, Ismet Balaj.
“Nuk e kam prekur as veshin, prindi eka paraqit që eka kap veshin edhe dy tri shuplaka, nuk e kam prekur absolutisht. Kjo është inskenim me ba mediatike, masi ka krejt kto suksese”, tha drejtori i shkollës “Abetarja”, Ismet Balaj.
Madje Balaj, thotë se nuk është hera e parë që kanë probleme me fëmijët e kësaj familjeje.
“Kemi probleme me prindin e tij, vitin e kaluar djali I tij I madhi që është dashtë me kanë në klasën e 8, ka ardh në shkollë me armë, une e kam thirr policinë. Ai më pati telefonu e mpat thanë që ki punë me mu”, tha Balaj.
Problemet në shkollë i konfirmon edhe mësuesja e 9 vjecarit, Arlinda Sadiku.
“Ai ka 55 mungesa të pa arsyshme, prindërit janë anku shpesh se po ua rrah fëmijët. Madje shpesh ai i kërcnon duke iu thënë se jau thrras vëllaun”, tha Sadiku.
Pas denoncimit, rasti është duke u hetuar dhe është iniciuar si “keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare”.
Më shumë detaje i gjeni në Edicionin Qendror të lajmeve në videon më poshtë: