spot_imgspot_img
spot_img

Dita e nëntë, kandidatët e PDK-së vazhdojnë prezantimin e programit për mandatin 4-vjeçar

Kandidati i PDK-së për kryetar të Prishtinës, Uran Ismajli, gjatë vizitës në klubin “2 Korriku” premtoi mbështetje më të madhe për sportin.

Ai tha se Prishtina do të vazhdojë të nxjerrë talente dhe se do të rriten investimet në infrastrukturën sportive në qytet dhe fshatra.

Në Drenas, kandidati Petrit Hajdari tha se qytetarët duhet ta votojnë atë për tri arsye.

Ndërsa në Gjilan, kandidati Riad Rashiti prezantoi një plan për qytet më të pastër, me buxhet 1.3 milionë euro për mirëmbajtje dhe rritje pagash për punonjësit komunalë.

Jona Arifi, kandidate në Kamenicë, premtoi se bujqësia do të jetë prioriteti i saj si kryetare. E nga Topanica, ajo u zotua për largimin e mbeturinave ilegale dhe një ambient të pastër.

Në Prizren, kryetari aktual dhe kandidati për një mandat të dytë, Shaqir Totaj, premtoi rritje të përkrahjes për nënat lehona dhe ndërtimin e më shumë çerdheve.

Kryetari aktual i Ferizajt, Agim Aliu, në një tubim në Gremë, tha se qytetarët tashmë e kanë ndarë mendjen për fitoren.

Bekim Azizi, kandidat në Viti, tha se mbështetja e të rinjve në fshatin Smirë e konfirmon entuziazmin për ndryshim dhe fitoren e PDK-së më 12 tetor.

Ndërsa në Vushtrri, Ferit Idrizi, që kërkon një mandat të dytë, prezantoi projektin për renovimin e “Banesave të Bardha”, duke theksuar se transformimi i qytetit është në vazhdim dhe investimet do të përhapen edhe në zona të tjera.

Në Mitrovicë, kandidati Arian Tahiri u zotua për ndërtimin e 2500 vendparkimeve të reja në tri lokacione strategjike, si zgjidhje për mungesën e hapësirave të parkimit.

Në Rahovec, Edon Cana akuzoi kryetarin aktual për mungesë transparence dhe paralajmëroi auditim të menjëhershëm të tenderëve, me qëllim që keqpërdorimet të shkojnë në Prokurori.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA