Diferenca në mes të fitnesit dhe ngritjes së peshave

Ajo që e diferencon fitnesin dhe ngritjen e peshave është forma e ushtrimeve.

Peshat e rënda nuk janë të domosdoshme për zhvillimin e muskujve.

Më e rëndësishmja është se peshat që i përdorni duhet të ndihen të rënda për muskujt që janë duke i përdorur. Këtë më së miri e shpjegon shembulli i peshëngritësve: Në gara peshëngritësit e lakojnë shpinën më shumë se që duhet, e shpejtojnë përsëritjen, peshën e shtyjnë me krahë, e mbajnë shufrën shumë gjerë me qëllim që lëvizja të jetë sa më e shkurt dhe të gjitha këto forma i përdorin jo për t’i goditur muskujt e gjoksit, po për ta ngriurt peshën.

Janë gjashtë mënyra që përdoren për formën e rregullt të ekzekutimit të ushtrimeve të cilat ndihmojnë në zhvillimin e masës muskulore. Këto teknika kanë për qëllim përdorimin e formës së drejtë të ushtrimeve dhe mundësojnë që ushtrimi të jetë i ngarkesës së madhe, e jo ushtrim i lehtë.

Lëvizja e trupit apo siç quhet lëvizja mashtruese është përgjegjëse për shumë lëndime te muskujve. Marrim si shembull ushtrimin për biceps, i cili ekzekutohet me shufër në këmbë. Gjatë ekzekutimit të ushtrimit me peshë të rëndë, shumica e ushtruesve lëvizin trupin dhe bëjnë lëvizje të vrullshme gjatë ushtrimit.

Në këtë rast mund të vie deri te lëndimi i boshtit kurrizor dhe muskujve të poshtëm të shpinës dhe gjithashtu zvogëlohet efikasiteti i ushtrimit, ngase për ekzekutimin e ushtrimit hyjnë në funksion muskujt e shpinës, këmbëve, muskujt e krahëve dhe një përqindje e vogël mbetet tek muskujt e duarve.

Për këtë arsye pesha duhet të jetë mesatare ose e lehtë, në mënyrë që ushtrimi të ekzekutohet pa lëvizjen e trupit dhe me tempo të kontrolluar si dhe të zhvillohen muskujt e planifikuar, e jo të hyjnë në funksion muskujt e padëshiruar.

Çdo përsëritje qe e bën në çdo ushtrim, duhet të mendosh për dy pjesët më të rëndësishme të ushtrimit, pjesën kontraktuese dhe pjesën e shtrirjes.
Kjo do të thotë se pjesa e shtrirjes duhet të bëhet me tempo të ngadalshme dhe duhet të angazhohen muskujt e jo të eliminohet ajo, duke e lëshuar peshën shpejt dhe thjesht duke ia mundësuar këtë gravitetit të tokës.

Rregulla e fitnesit tregon se çdo ushtrim duhet të ekzekutohet në lëvizje të plotë, prej zgjatjes së plotë e deri te mbledhja e plotë, e kurrsesi të mendohet vetëm për njërën pjesë të ushtrimit.

Shumica, gjatë seleksionimit të peshave në treningun e fituesit, bazohen në atë se çfarë efekti do të ketë në ata të cilët e shikojnë përreth, sesa në efektin e trupit të vet.

Trajnerët të cilët përdorin teknikën e përkryer të ushtrimeve, zakonisht kanë nivelin e lartë të vetëbesimit.

Bodibilderët e suksesshëm i ndiejnë muskujt e tyre e jo peshën. Ju shkoni në sallën e fitnesit për t’u zhvilluar, e jo për t’u treguar, andaj mbajeni egon nën kontroll.

Gjithmonë mundohu ta mbani apo ta rritni tensionin në muskujt të cilët jeni duke i ushtruar.

Metoda më e mirë dhe më e thjeshtë për mbajtjen e muskujve nën tension është duke mos pushuar në pozitën fillestare dhe në atë përfundimtare gjatë ekzekutimit të ushtrimit.

Çlodhja e muskujve duhet të bëhet vetëm mes serive e jo mes përsëritjeve

Përsëritja e ngadalshme është përsëritje e ashpër, mirëpo është shumë më efektive. Kjo teknikë ndikon shumë në drejtim të rritjes dhe zhvillimit të muskujve.
Lëvizja pozitive apo koncentrike, lëvizja e ngritjes së peshës zgjatë 1 deri në 2 sekonda, kurse lëvizja negative ekscentrike, lëvizja e zbritjes së peshës duhet të zgjatë 3 deri në 4 sekonda.

Përdorimi i formës së përkryer të ushtrimit, në fillim mund të jetë eksperiencë përulëse, por nëse jeni i interesuar në zhvillimin e muskujve të pastër – atëherë më së pari koncentrohu në formën e përkryer të ushtrimit, e pastaj në peshë. /atvlive.tv

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_imgspot_img
spot_img

LAJME TË TJERA